Romelo Lukaku deklaroi që nuk është i lumtur, se atmosfera në skuadër nuk është e shëndetshme dhe se është penduar që u largua nga Interi.
Belgu këtë verë u rikthye në Stamford Bridge me një transferim që kapi shifrën e 115 milionë eurove por si po rrjedhin ngjarjet ai mund të largohet në 2022 nga Blutë e Londrës.
I pyetur nëse në Itali do të vishte fanelën e Juventusit ose Milanit, ai dha një përgjigje ku u tregua shumë i qartë.
‘Nëse Juventus ose Milan do më thërrasin unë kurrë nuk do të transferohem tek këto skuadra. Në Itali për mua ekziston vetëm skuadra e Interit’- deklaroi belgu.
Nëse do ta mbajë fjalën e dhënë, mbetet të shihet në të ardhmen.