Marrëveshja gati: Barcelona transferon yllin e Juventusit!

Gjithçka është gati, Barcelona ka gati blerjen e re prej skuadrës së Juventusit.

Bashkëpunimi mes dy gjigantëve europianë po vazhdon akoma që të jetë i frytshëm ku tashmë emri i rradhës që pritet të transferohet në Camp Nou është Alvaro Morata.

Juventus ka refuzuar mundësinë për ta blerë kartonin e tij nga Atletico Madrid por edhe vetë sulmuesi kërkon transferimin tek katalanasit.

Calciomercato.it bën të ditur që dy palët janë shumë afër për të arritur marrëveshjen mes tyre dhe i vetmi problem qëndron tek paga e sulmuesit, i cili aktualisht paguhet 10 milionë euro në sezon.

29 vjeçari është i gatshëm për të negociuar për pagën e tij dhe gjithçka pritet të përmbyllet me sukses në ditët e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here