Fabio Paratici është rikthyer përsëri tek ish skuadra e tij Juventusi por kësaj rradhe kërkon që të largojë nga Allianz Stadium njërin nga talentet e kësaj skuadre.
Antonio Conte ka kohë që është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Dejan Kulusevskit nga Zonja e Vjetër dhe tashmë është duke u planifikuar një shkëmbim futbollistësh.
Ishte pikërisht Paratici që e transferoi suedezin në Torino para dy vitesh dhe tashmë duke se përsëri ai do të ketë fjalën kryesore për largimin e tij.
Juventus kërkon të përfitojë 35 milionë euro por londinezët kanë në plan që në bisedime të përfshijnë edhe kartonin e Giovanni Lo Celso.
Mirëpo përveç ish yllit të PSG, Paratici mund të përfshijë në negociata edhe kartonin e Tanguy Ndombele.