Matthias Ginter në Serie A, në bisedime të avancuara me gjiganti italian!

Mbrojtësi i Borussia Monchengladbach, Matthias Ginter pritet që pas përfundimit të këtij sezoni karierën do ta vazhdojë në Serie A tek një skuadër e madhe italiane.

Goal bën të ditur që gjermani do të largohet pas 5 sezonesh nga Bundesliga për të vazhduar karierën tek Interi, e cila po zhvillon bisedime të avancuara me palën gjermane për arritjen e një marrëveshje.

27 vjeçari pritet të largohet nga Borussia-Park si njëri nga mbrojtësit më të mirë në Bundesliga, ku interesim për të më herët kishte shfaqur edhe Bayern Munich por që nuk arriti ta transferojë atë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here