Një yll dhe 30 milionë euro: Milan Skriniar largohet nga Interi

Oferta joshëse ka arritur, Milan Skriniar largohet nga Interi? 

Qendërmbrojtësi sllovak, Milan Skriniar është njëri nga lojtarët më të kërkuar të Interit saher që hapet afati kalimtar.

Skriniar është i lidhur për një kohë të gjatë me një largim nga Interi dhe sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle Neroaxurët kanë marrë një tjetër ofertë për sllovakun.

Siç raporton Todo Fichajes, Barcelona dëshiron shërbimet e Milan Skriniar dhe Katalanasit kanë bërë ofertën joshëse për Interin.

Blaugranët i kanë ofruar Interit 30 milionë euro dhe kartonin e Oscar Minguezaz, por duket se kjo nuk mjafton.

Neroaxurët janë të gatshëm ta lënë të lirë Skriniar të largohet për 50 milionë euro ose në ofertën e Barcelonës të përfshihet ndonjë tjetër lojtarë.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe mbetet ta shohim nëse Barcelona dhe Inter do të arrijnë marrëveshje.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here