Një makineri golash: Sebastian Haller transferohet te gjiganti italian

Sebastian Haller drejt transferimit në Serie A!

Sulmuesi i Ajaxit, Sebastian Haller ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij këtë sezon.

Haller ka shënuar 22 gola këtë sezon në 24 ndeshje të luajtura, 12 gola në Eredivise dhe 10 në Champions League.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Sebastian Haller ka përfunduar në shënjestrën e Interit.

Neroaxurët janë në kërkim të zëvendësuesit të Edin Dzekos dhe Haller është futbollisti ideal.

Haller ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2024, ndërsa vlera e tij në treg është 30 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për Interin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here