Super shkëmbim: Allan rikthehet në Serie A, por tek një tjetër gjigant italian

Allan rikthehet në Itali, por te rivalët e Napolit.

Mesfushori i Everton, Allan mund të rikthehet në Itali sipas raportimeve të fundit falë një super shkëmbimi.

Allan ishte pjesë e Udineses dhe Napolit, ndërsa në vitin 2020 u transferua te Everton për 25 milionë euro.

Braziliani ka luajtur 15 ndeshje këtë sezon dhe ka bërë një asistim, ndërsa kontrata me Evertonin i skadon në vitin 2023.

Calcio Mercato, shkruan se interesim për Allan ka shfaqur Interi dhe Neroaxurët janë të gatshëm tia ofrojnë Evertonit kartonin e Andrea Pinamontit në këmbim të brazilianit.

Te Everton janë të hapur për këtë shkëmbim dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here