Pas fitimit të Kupës së Italisë sezonin e kaluar, Juventusi siguroi vendin në finalen e së Italisë për të dhjetin vit radhazi.
Biankonerët e fituan trofeun janarin e kaluar duke mposhtur Napolin dhe do të kërkojnë ta mbrojnë atë kundër fituesit të Scudettos, Interit.
Megjithatë, të dy klubet kërkuan që përballja të shtyhej (12 janar).
Pas rritjes së numrit të lojtarëve të infektuar, dy rivalët preferuan të përballen në një datë të mëvonshme.
Megjithatë, Lega Calcio mori vendimin përfundimtar të dielën pasdite, duke konfirmuar 12 janarin si datën e betejës së Superkupës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Milano, stadiumi vendas i Interit. Ndeshja do të zhvillohet me fillim prej orës 21:00
Për shkak të përhapjes së fundit të Covid-19, kapaciteti i stadiumit është ulur në 50%.