Bisedimet kanë filluar: Renato Sanches transferohet në Serie A

Renato Sanches te gjiganti italian!

Renato Sanches është rikthyer në shënjestrën e gjigantëve europian pas paraqitjeve mbrelënëse me Lille sezonin e kaluar dhe shkëlqimit në Europian me Portugalinë.

Pas vështirësive të shumta te Bayerni dhe Swansea, Sanches ka arritur të gjejë formën e duhur te Lille, ndërsa tani është i gatshëm ta bëjë hapin e rradhës në karrierë.

Portugezit i skadon kontrata me Lille në vitin 2023 dhe 24-vjeçari ka refuzuar rinovimin.

Corriere dello Sport, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke shkruar se Milan ka nisur bisedimet me Jorge Mendes për transferimin e Sanches.

Rosonerët janë në kërkim të një mesfushori, pasiqë Kessie dhe Bennacer do të mungojnë për shkak të Kupës së Afrikës.

Përveç kësaj Sanches shihet si zëvendësuesi ideal i Kessies, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga San Siro në fund të sezonit.

Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 35 milionë euro për Sanches dhe portugezi sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën e Milanit këtë afat kalimtar.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here