Siç bëjnë të ditur mediat italiane, Roma ka arritur marrëveshjen për transferimin e futbollistit të Arsenal.
Nga Topçinjtë do të vijë talenti i kësaj skuadre, Ainsley Maitland-Niles.
Ai do transferohet në formë huazimi për një shifër prej 500,000 mijë eurosh plus edhe bonuset e tjera.
Këtë lajm e bëri publik në Twitter, Fabrizio Romano i cili theksoi se talenti ka një kontratë me topçinjtë deri në vitin 2023.
Deri më tani ai ka qenë i huazuar tek skuadra e WBA dhe Ipswich ndërkohë që çmimi aktual i 24 vjeçarit kap vlerën e 12 milionë eurove.