Pagë 10 milionë euro nga Premier League: Juventus dhe Milan ‘turpërohen’ në merkato!

Një objektiv i Juventusit dhe Milanit është larguar tashmë nga vëmendja e dy gjigantëve italianë pasi milionat nga Anglia kanë hyrë në lojë.

Të dy skuadrat e mëdha të Serie A gjenden në telashe të mëdha dhe kanë nevojë për blerje në janar por situata financiare nuk i lejon ata për manovra të rrezikshme.

Bëhet fjalë për Marco Asensio i cili dëshirohej tej mase nga Biankonerët dhe Rossonerët.

Elnacional.cat bën të ditur që Newcastle United është duke bërë gati një ofertë faraonike prej 10 milionë eurosh në sezon për mesfushorin e Real Madrid.

Pronarët e rinj arab nuk po tregojnë mëshirë në merkato dhe një ofertë e tillë ka nxjerrë përfundimisht nga gara si Allegrin poashtu edhe Piolin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here