Erdhi koha: Luis Suarez tek gjiganti i Serie A!

Luis Suarez duket se po kalon sezonin e fundit me Atletico Madrid pasi një ofertë e bujshme ka ardhur në drejtim të tij.

Bëhet fjalë për Juventusin e cila kërkon shërbimet e tij tash e sa kohë mirëpo momenti i duhur ka ardhur duke marrë parasysh faktin që Alvaro Morata është pranë transferimit tek Barcelona.

Edhe transferimi i Moratas tek katalanasit duket se varet nga uruguajani pasi Zonja e Vjetër nuk do e lejojë largimin e tij pa gjetur një zëvëndësues të denjë.

Kujtojmë që Suarez më herët ishte shumë pranë një kalimi tek Biankonerët por gjithçka ishte ndërprerë në ditët e fundit të merkatos verore të 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here