Sulmuesi polak do të rikthehet përsëri në Serie A por tek një skuadër ku do të jetë pikë referimi dhe që padyshim askush nuk e priti një vendim të tillë.
Bëhet fjalë për ish skuadrën e tij, Genova e cila e kishte transferuar atë për 4 milionë euro nga Krakowia ku atëherë në 21 ndeshje kishte arritur të shënonte plot 19 herë.
Ndeshjet e tij të shkëlqyera i sollën transferimin tek Milan për 30 milionë euro por që aty dështoi të tregonte cilësitë e tij më të mira.
Pas Milani ai u transferua tek Hertha Berlin për 20 milionë euro, skuadër në të cilën bën pjesë akoma.
Il Pistolero padyshim që do të jetë përforcimi më i madh për skuadrën e Andriy Shevchenkos e cila po lufton për të mbijetuar në Serie A.