Philippe Coutinho rikthehet në Serie A.
Mesfushori brazilian, Philippe Coutinho pritet të largohet nga Barcelona këtë afat kalimtar, pasiqë në bën pjesë në planet e Xavit.
Edhe pse është transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, Coutinho nuk ka arritur të bind te Barcelona dhe drejtuesit e kanë humbur durimin me të.
E përditshmja katalanase Sport, shkruan se Coutinho do ta vazhdojë karrierën në Itali, pasiqë në garë për të janë Milan dhe Juventus.
Te Barcelona janë të hapur edhe për huazimin e Coutinhos, pasiqë synojnë të ulin bilancin e pagave për të regjistruar lojtarët e rinjë.
Milan apo Juventus? – mbetet ta shohim se ku do të transferohet Coutinho këtë afat kalimtar.