Nuk po luan te Manchester United, Jesse Lingard transferohet te gjiganti italian.
Sulmuesi i Manchester United, Jesse Lingard sipas të gjitha gjasave do të largohet gjatë këtij muaji nga Old Trafford.
29-vjeçari nuk po gjen hapsira që nga ardhja e Rangnick në stolin e Djajve të Kuq dhe dëshiron të largohet gjatë këti afati kalimtar.
Lingard ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në fund të sezonit dhe mund të largohet për një shifër modeste.
E përditshmja angleze Daily Mirror, shkruan se nga situata e Lingard kërkon të përfitojë Milani.
Rosonerët dëshirojnë transferimin e Lingard gjatë këtij afati kalimtar dhe së shpejti do të nisin bisedimet me Manchester United.