Oferta prej 70 milionë eurove ka arritur: Theo Hernandez largohet nga Milani

Oferta faraonike ka arritur, Theo Hernandez largohet nga Milani!

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez është një nga mbrojtësit më të kërkuar pas paraqitjeve mbreslënëse me Rosonerët.

Që nga transferimi i tij në San Siro, francezi ka shënuar 17 gola me fanellën e Rosonerëve dhe vlera e tij në treg është trefishuar.

Interesim për Hernandez kanë shfaqur disa gjigantë europian, por 24-vjeçari konsiderohej si i paprekshëm nga drejtuesit e Milanit.

Portali spanjoll i njohur për transferime Fichajes.net, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se PSG ka gati ofertën prej 70 milionë eurove për Theo Hernandez.

Parisienët i kanë ofruar francezit 10 milionë euro në sezon dhe drejtuesit e Milanit janë të gatshëm ta lënë të lirë Theon në verë.

Me paratë e arkëtuara nga Theo, Milan do të bëjë disa goditje në merkaton e verës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here