Juventus parakalon Interin: 60 milionë euro për yllin e Serie A!

Një betejë e re ka nisur mes Juventusit dhe Interit, kësaj rradhe në merkaton e transferimeve.

Inter po shikon strategjithë e merkatos dhe emrat potencial për ti transferuar por tashmë është Juventus e cila po e rivalizon kampionin e Serie A.

Bëhet fjalë për yllin e Napolit, Fabian Ruiz i cili pritet të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni, lajm ky që ka ngritur në këmbë shumë skuadra të mëdha në Europë.

Mesfushori italian pëlqehet shumë nga Massimiliano Allegri, i cili i ka kërkuar Agnelli dhe Cherubinit transferimin e tij në merkaton e verës.

Napolitanët kërkojnë hiç më pak se 60 milionë euro për ta lënë atë të lirë të largohet por Juventus ka disa futbollistë që mund të nxjerrë në shitje dhe kjo shumë nuk duket e vështirë për tu mbledhur muajve të ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here