Nuk ka më dilema: Gjiganti europian fillon bisedimet me Franck Kessie!

Franck Kessie pas këtij sezoni nuk do të jetë më pjesë e AC Milan.

Tashmë të gjitha dyshimet e fansave dhe drejtuesve të skuadrës dolën të vërteta, mesfushori do të largohet nga San Siro gjatë merkatos verore.

El Nacional ka bërë të ditur që Real Madrid ka filluar tashmë bisedimet me futbollistin nga Bregu i Fildishtë, muaj më herët para merkatos verore për të mposhtur konkurencën e madhe për yllin e Rossonerëve.

Gjatë verës Kessie do të jetë futbollist i lirë ndërkohë që përveç madrilenëve transferimin e tij e dëshirojnë skuadra tjera të mëdha europiane si Liverpool, Barcelona, PSG dhe Tottenham.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here