Ylli i Manchester United në Napoli, të premten pritet zyrtarizimi!

Skuadrat italiane po shfaqen shumë aktive në merkaton e janarit duke afruar pranë vetes emra të ndryshëm nga ligat tjera europiane.

Njëra ndër skuadrat është edhe Napoli e cila të premten pritet që të zyrtarizojë transferimin e futbollistit të Manchester United.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Axel Tuanzebe i cili tashmë ndodhet në Napoli dhe të premten pritet që të kryejë kontrollet mjekësore për të zyrtarizuar transferimin e tij në stadiumin Diego Armando Maradona.

24 vjeçari këtë sezon deri më tani ka qenë i huazuar tek Aston Villa por vendosi që të ndërpres qëndrimin tek kjo skuadër kur u njoftuar për interesimin e Napolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here