Rrugët e Milanit dhe Lazios janë bërë bashkë në këtë merkato të janarit dhe një shkëmbim surprizë mes Sarrit dhe Piolit duket se është duke u bërë gati.
Paolo Maldini tashmë po kërkon emra më të lirë për merkaton e janarit dhe e ka gjetur një opsion të tillë tek skuadra kryeqytetase.
Bëhet fjalë për Francesco Acerbi i cili ka bërë të ditur që do të qëndrojë tek Lazio deri në fund të këtij sezoni mirëpo ndonjë ofertë joshëse mund ta bëj atë të ndërrojë mendje.
Nga ana tjetër Milan po mendon që në këto bisedime të fusë emrin e Ballo-Toure i cili aktualisht është duke marrë pjesë në Kupën e Afrikës.
Të dy palët pritet të arrijnë një marrëveshje që do të ketë vlerën e rreth 10 milionë eurove.