Rikthehet Fabio Cannavaro: Merr drejtimin e gjigantit europian!

Legjenda e mbrojtjes së Italisë, Fabio Cannavaro është shumë pranë të rikthehet në futboll por kësaj rradhe në pankinë.

48 vjeçari raportohet se është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares së Polonisë, bën të ditur Sky Italia.

Cannavaro është shumë pranë marrjes së kësaj detyre pasi polakët larguan nga detyra Paulo Sousa i cili e udhëhoqi Poloninë në 15 ndeshje, ku fitoi 6, barazoi 4 dhe humbi plot 5 ndeshje.

Kampioni i botës me Italinë dhe njëkohësisht fituesi i Topit të Artë është pranë për të nënshkruar një kontratë dyvjeçare me polakët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here