Guardiola i vendosur: Shkëmbim i madh mes Milanit dhe Cityt!

Njëri nga futbollistët e Milanit ka mbetur padyshim në mendjen e teknikut të Manchester City, Pep Guardiola.

Tekniku spanjoll tash e sa kohë është në ndjekje të Theo Hernandez dhe po kërkon me çdo kusht që ta afrojë futbollistin në Etihad Stadium.

The Citizens tashmë janë duke bërë gati një ofertë shkëmbimi që mund ti konvenojë edhe Rossonerëve.

Skuadra e Manchester City tashmë po bën gati një tjetër tentativë të dëshpëruar ku do të ofrojë shërbimet e Bernardo Silvas, objektiv ky që për pak sa nuk u transferua tek Milan gjatë merkatos së kaluar verore.

Edhe pse të dy kanë një vlerë prej 60 milionë eurosh, kuqezinjtë vështirë se do të binden për të hequr dorë nga Theo Hernandez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here