Agnelli nuk pret: Zëvëndësuesi i Chiesas është ylli i Serie A!

Dëmtimi i rëndë që Federico Chiesa ka pësuar ka lënë Juventusin në një pozitë të vështirë.

Andrea Angelli nuk po kërkon që të humbas kohë dhe ka gati menjëherë emrin që do të zërë vendin e yllit të kombëtares italiane pasi sezoni i tij ka përfunduar.

Zonja e Vjetër tashmë po synon transferimin e Aleksej Miranchuk nga skuadra e Atalantas.

Mesfushori sulmues nuk po gjen hapësirat e nevojshme tek skuadra e Gasperinit dhe një ofertë nga Biankonerët do të ishte e mireseardhur për të.

Një lajm i tillë ka frikësuar Milanin e cila po mundohet me javë të tëra për të arritur një marrëveshje për blerjen e kartonit të tij.

Skuadra e Allegrit e ka ndërmend huazimin e tij dhe në fund të sezonit të ketë të drejtë blerjeje të shërbimeve të tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here