Një tjetër ‘vjedhje’ e Xavit në dëm të Juventusit: Barcelona ka marrëveshjen gati me të!

Alvaro Morata tashmë ka një marrëveshje personale me skuadrën e Barcelonës falë Xavit, por kjo nuk duket të jetë e tëra pasi për Juventusin trajneri katalanas po shndërrohet në një pengesë të vërtetë.

Tashmë nuk bëhet fjalë për një futbollist të Juventusit por për një objektiv që Massimiliano Allegri e dëshiron me çdo kusht ta ketë nën urdhërat e tij.

Është fjala për Iscon e Real Madrid, rivalit më të madh të skuadrës Blaugrana.

Gazetari Eduardo Inda për El Chiringuito TV bëri të ditur që futbollisti ka arritur një marrëveshje me Barcelonën.

Epoka e tij me Real Madrid tashmë duket se ka mbaruar dhe mesfushori spanjoll ka biseduar me Xavin për tu transferuar në Camp Nou gjatë kësaj vere, duke e mënjanuar plotësisht opsionin e Juventusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here