Nuk preferohet nga Guardiola: Nathan Ake transferohet në Serie A!

Nathan Ake është i lodhur me situatën tek Manchester City pasi Pep Guardiola nuk po e konsideron atë një pjesë të pandashme të skuadrës.

Qendër mbrojtësi për këtë arsye pëlqen shumë mundësinë për tu transferuar në Serie A ku interesimi për të nuk po mungon.

Është Milan e cila është vënë në kërkim të një mbrojtësi qysh prej dëmtimit të kapitenit të saj, Simon Kjaer i cili do mungojë për disa muaj.

Kuqezinjtë janë të gatshëm për huazimin e tij mirëpo një gjë e tillë nuk po bind aspak Citizens të cilët paguan plot 45 milionë euro për shërbimet e tij.

Mirëpo fjalën e fundit këtu e ka tekniku Guardiola i cili mund ti ofrojë futbollistit një mundësi për tu rikthyer në formën e tij më të mirë dhe pse jo për tu rikthyer përsëri në Etihad Stadium.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here