Erdhi tek Inter si një shpresë e madhe, tani do largohet me parametra 0!

Gjatë verës së 2019 kur Antonio Conte mori drejtimin e skuadrës së Interit, Stefano Sensi erdhi si njëri nga përforcimet më të rëndësishme.

Drejtuesit e skuadrës i plotësuan dëshirën Contes duke bërë transferimin e tij nga Sassuolo për hiç më pak se 22.5 milionë euro ku në kërkim të tij ishte gjysma e Italisë.

Sensi pritej që të shndërrohej në futbollistin në të cilin do të sillej loja e Interit por largimi i Contes nga Neroazzurët ndryshoi gjithçka.

Inter tashmë është e gatshme ta lërë atë të lirë edhe me parametra 0 dhe është duke pritur ofertat që do të vijnë në drejtim të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here