Po shkëlqen në Premier League: Jose Mourinho transferon futbollistin shqiptar!

Jose Mourinho nuk e ka ndërmend që të ndalet në merkato pasi po planifikon tashmë goditjen e rradhës.

Special One ka rikthyer përsëri vëmendjen tek ylli i skuadrës së Arsenalit, Granit Xhaka të cilin nuk arriti ta transferonte gjatë merkatos së kaluar verore.

29 vjeçari në muajin gusht rinovoi kontratën me Topçinjtë por një gjë e tillë nuk i pengon Giallorossët për të bërë një ofertë të re.

Xhaka pritet të jetë transferimi i dytë nga Arsenal në muajin janar pasi ditë më parë në Romë u transferua Ainsley Maitland-Niles, i cili erdhi në formë huazimi.

Lajmin për një interesim të tillë e bëri Gazzetta dello Sport e cila theksoi se Roma nuk po heq dorë nga ai edhe pse Xhaka është titullar në formacionin e Mikel Artetas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here