Rabiot ‘kurbani’ i Juventusit: Francezi shkëmbehet me zëvëndësuesin e Chiesas!

Adrien Rabiot pritet të sakrifikohet nga skuadra e Juventusit për të sjellur në Continassa emrin që do zëvëndësojë Federico Chiesan për pjesën e mbetur të sezonit.

Mesfushori francez mund të përfundojë në rradhët e Newcastle United por Biankonerët nuk duan para për kartonin e tij.

Zonja e Vjetër tashmë po kërkon shërbimet e një tjetër francezi dhe fjala është për Allan Saint-Maximin.

I lindur në vitin 1997, ai ka aftësitë për të bërë që mungesa e Chiesas mos të ndihet për pjesën tjetër të sezonit.

Shkëmbimi pritet që të ndodhë kokë më kokë për shkak se të dy futbollistët kanë një vlerë që sillet diku tek 30 milionë eurot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here