‘Dridhje tektonike’ në Apenine: Dy yjet e Milanit dhe Interit kanë gati kontratat tek Juventus!

E kush do ta besonte një gjë të tillë, Juventus ka hyrë ‘all-in’ në merkaton e janarit.

Kampioni i shumëfishtë ka vendosur të marrë në duart e veta situatën në merkato dhe kanë bërë gati dy oferta që askush nuk i kishte menduar deri më tani.

Është e qartë që Zonja e Vjetër ka nevojë për ndërhyrje në mesfushë ku tashmë pritet edhe largimi i Arthur Melo.

Siç bën të ditur Calciomercato, udhëheqësia e skuadrës do të tentojë të sjellë në Continassa dy yjet e Milanit dhe Interit.

Nicolo Barella dhe Sandro Tonali janë dy emrat në listën e Biankonerëve pasi të dy emrat i përshateten më së miri lojës së teknikut Massimilano Allegri.

Nga ana tjetër akoma nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga Inter dhe Milan.

Nëse një gjë e tillë realizohet me sukses, padyshim që do të ishte surpriza më e madhe në merkaton e viteve të fundit në Apenine.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here