Ylli i Leicester City, Yuori Tielemans ka pranuar një ofertë serioze e cila ka ardhur nga Italia.
‘Dhelprat’ edhe pse nuk kanë dëshirë të privohen nga shërbimet e tij përsëri nuk do ta refuzonin një ofertë deri në 40 milionë euro e cila mund të vijë në drejtim të tij.
Bëhet fjalë për Juventusin e Massimiliano Allegrit e cila po kërkon urgjentisht emra të rinj për mesfushën e saj.
Dëmtimi i Federico Chiesas e ka bërë transferimin e një mesfushori akoma më urgjent për Biankonerët.
Aspekti financiar nuk do të jetë problem për Zonjën e Vjetër pasi shuma për transferimin e Tielemans do të grumbullohet nga shitja e mundshme e Dejan Kulusevski i cili po mbahet në skuadër vetëm shkaku i dëmtimit të Chiesas.