Fillojnë bisedimet: Ylli i Premier League në krye të sulmit të Juventusit!

Juventus ka mbetur e shokuar pas ndeshjes ndaj Romës pasi i dëmtuar rëndë mbeti ylli i skuadrës, Federico Chiesa.

Përfaqësuesi i kombëtares italiane ka këputur ligamentet e gjurit të majtë dhe do të mungojë plot 6 muaj për Zonjën e Vjetër.

Duke marrë parasysh këtë fakt, Biankonerët tashmë po kërkojnë një zëvëndësues për të.

Emri i preferuar mbetet Pierre-Emerick Aubameyang.

Siç raporton e përditshmja angleze The Sun, kampioni i shumëfishtë italian ka filluar përsëri bisedimet me gabonezin.

Arsenal dhe Juventus po diskutojnë gjithashtu mundësinë për një shkëmbim mes tyre ku në drejtim të Arsenal mund të përfundojë Arthur Melo.

Një shkëmbim i tillë pritet të jetë shumë i mundshëm të ndodhë për faktin që asnjëri nga futbollistët nuk është në listën e preferencave e trajnerëve të skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here