Bisedimet kanë filluar: Papu Gomez rikthehet në Serie A

Papu Gomez te gjiganti italian!

Sulmuesi i Sevillas, Papu Gomez mund të rikthehet në Itali pas vetëm një viti, raportojnë mediat spanjolle.

Që nga transferimi i tij te Sevilla në janar të vitit 2021, Papu nuk ka arritur ta gjejë shkëlqimin që  e kishte te Atalanta.

Papu ka kontrata me Sevillan deri në vitin 2024, ndërsa këtë sezon ka realizuar vetëm një gol në 18 ndeshje.

Sevilla është e gatshme të heq dorë nga Papu Gomez, pasiqë Monchi synon transferimin e Anthony Martial.

Portali spanjoll për transferime Fichajes, shkruan se Napoli e ka piketuar Papu Gomezin si zëvendësuesin e Lorenzo Insignes i cili pritet të largohet në fund të sezonit nga Maradona Stadium.

Bisedimet mes Napolit dhe Sevillas kanë filluar dhe mbetet ta shohim nëse operacioni do të realizohet këtë afat kalimtar apo në verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here