Jose Mourinho njihet për karakterin e tij të vështirë dhe për ta bërë atë që të pëlqejë ty, duhet të jesh me të vërtetë një futbollist shumë i talentuar.
Një gjë të tillë ka arritur ta bëj një futbollist i skuadrës së Juventusit.
Pas humbjes kundër Juventusit, portugezi ishte tejet i zhgënjyer me ndeshjen ku lëshoi një deklaratë për Paulo Dybalan që ishte një mesazh i qartë ku deklaroi:’Do të kisha shumë dëshirë që një ditë të drejtoja një talent si ai’.
Hipotezat tashmë nuk përjashtojnë asnjë mundësi dhe me një kontratë që i skadon në fund të këtij sezoni, gjithçka duket e mundur.
Nga ana tjetër Beppe Marotta duket që po përgatit gjithçka për transferimin me parametra 0 të argjentinasit në merkaton verore.