Po ‘pushtojnë’ Italinë: Newcastle marrëveshje për transferimin e yllit të Atalantas!

Newcastle United nuk po njeh limite në merkato.

Siç bën të ditur Sky Italia, në radarët e sheikëve arabë tashmë ka përfunduar një futbollist i shquar i skuadrës së Atalantas, që ishte nga më të kërkuarit në Itali verën e kaluar.

Bëhet fjalë për yllin gjerman Robin Gosens me të cilin tashmë raportohet se është arritur një marrëveshje për 3 vite e gjysmë ku mbrojtësi anësorë do të paguhet hiç më pak se 3.5 milionë euro në sezon, trefishi i asaj që fiton aktualisht në Itali.

Newcastle tashmë janë duke pritur që futbollisti të rikuperohet nga dëmtimi dhe oferta do të jetë gati në zyrat e Neroazzurëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here