Diego Simeone po bëhet gati për të prishur planet e kampionëve të Italisë.
Atletico Madrid ka nevojë për frymë të re brenda skuadrës.
Paraqitjet që lënë për të dëshiruar të Joao Felix dhe keqkuptimet me të kanë bërë që El Cholo të mendojë për një ndërhyrje të madhe në repartin e sulmit.
Edhe Luis Suarez i cili tashmë ka arritur një moshë që nuk premton edhe shumë kohë në fushën e blertë.
Massimiliano Allegri e bëri të ditur që nuk e ka ndërmend që të privohet nga Alvaro Morata deri në fund të këtij sezoni.
Tashmë tekniku argjentinas po mendon që të ofrojë falas Moratan për të ulur çmimin e Paulo Dybalas i cili akoma nuk ka rinovuar me Zonjën e Vjetër dhe po përflitet shumë për një transferim tek Inter.
Një shkëmbim i tillë i konvenon më së shumti Biankonerëve ku në këtë mënyrë nuk do të përforconin një rival direkt si Interi por gjithashtu do të sigurojnë edhe kartonin e Moratas për të cilin duhet paguar 35 milionë euro.