Filip Kostic transferohet në Serie A, por jo te Interi.
Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Filip Kostic ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve të mira sezonin e kaluar.
Kostic ka luajtur 22 ndeshje këtë sezon, ka realizuar tre gola dhe 10 asistime, ndërsa vlera e tij në treg është 20 milionë euro.
Sulmuesi serb është i lidhur me një transferim te Interi, mirëpo sipas raportimeve të fundit në garë është futur Roma.
Jose Mourinho ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e 29-vjeçarit dhe Giallorosët kanë nisur menjëherë bisedimet me Eintrachtin e Frankfurtit.
Kostic ka kontratë me Eintrachtin deri në vitin 2023, ndërsa Roma për kartonin e tij do të paguaj 15 milionë euro.