E bujshme: Roberto Firmino te gjiganti italian falë një super shkëmbimi

Lajm i bujshëm nga Italia, Roberto Firmino në Serie A!

Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino ka rënë në plan të dytë pas transferimit të Diego Jotas në Anfield Road.

Braziliani ka realizuar 7 gola këtë sezon në 17 ndeshje të luajtura dhe drejtuesit e Liverpoolit janë në kërkim të një sulmuesi të ri.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Firmino mund ta vazhdoj karrierën në Itali.

Liverpooli synon transferimin e Lautaro Martinez nga Interi dhe Reds janë të gatshëm t’ia ofrojnë Neroaxurëve kartonin e Firminos dhe 45 milionë euro për argjentinasin.

Inter nuk ia ka mbyllur derën ofertës së Liverpoolit edhe pse Neroaxurët preferojnë ofertat vetëm me para.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here