Paulo Dybala akoma nuk ka rinovuar kontratën me Zonjën e Vjetër dhe siç po rrjedhin ngjarjet ai mund të largohet me parametra 0 në merkaton verore.
Ka shumë mospërputhje mes kërkesës së futbollistit dhe ofertës së Juventusit dhe si gjithmonë këtë situatë po kërkon ta shfrytëzojë më së mirë Giuseppe Marotta.
Eksperti i transferimeve me parametra 0 bëhet e ditur që i ka ofruar hiç më pak se 7.5 milionë euro argjentinasit në sezon për tu transferuar tek Inter.
Gjëja më e rëndësishme në këtë ofertë është që Neroazzurët ofrojnë kontratë 5 vjeçare ndërkohë që Zonja e Vjetër ofron vetëm 3 vite dhe me një pagë ndjeshëm më të ulët.
Dybala është pjesë e Biankonerëve prej vitit 2015 kur u transferua nga Palermo për 41 milionë euro.