Sardar Azmoun kalon tek gjiganti i Serie A!

Sulmuesi i skuadrës ruse të Zenit St.Petersburg, Sardar Azmoun është pranë largimit nga Rusia për një aventurë tek njëra prej skuadrave më të mëdha në Europë.

Tuttosport raporton që për 27 vjeçarin interesim të madh ka shfaqur Juventusi.

Rusët po kërkojnë 5 milionë euro për të mirëpo Biankonerët po negociojnë për të ulur çmimin e tij deri në 3 milionë.

Kohëve të fundit interesim për të ka shfaqur edhe Lyon por dëshira e futbollistit është që nëse largohet atëherë dëshiron të kalojë në rradhët e Juventusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here