Plani i Marottas: Ylli i Atalantas kalon tek Inter!

Inter ka gati planin në merkato sa i përket repartit të mesfushës dhe ka shënjestruar një futbollist të Atalantas.

Neroazzurët janë vënë në ndjekje të Mario Pasalic i cili është prapë duke zhvilluar një tjetër sezon fantastik.

Gjermani i lindur në vitin 1995 ka shënuar 8 gola dhe 6 asistime në 20 ndeshje të zhvilluara, por jo gjithmonë si startues.

Në formacionin e Gasperinit ish futbollisti i Milanit është një emër i rëndësishëm për mënyrën sesi përkrahë skuadrën.

Beppe Marotta është duke e vëzhguar me kujdes Pasalic dhe po mendon për një ofertë në drejtim të Bergamos edhe pse ky i fundit ka një çmim relativisht të lartë, 20 deri 25 milionë euro.

Një marrëveshje ka të ngjarë që të arrihet në merkaton verore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here