Lamtumirë Dybala por nuk është Interi skuadra e ardhshme e argjentinasit!

Paulo Dybala dhe Juventus sipas mundësive më të mëdha po shkojnë drejt ndarjes.

Edhe pse Biankonerët po punojnë për ta mbajtur në skuadër argjentinasin, ky i fundit nuk pajtohet me kushtet e rinovimit që Zonja e Vjetër po ofron dhe pritet të largohet në fund të këtij sezoni.

Por tashmë favorite për ta marrë atë duket se nuk është Interi.

Bëhet fjalë për Barcelonën me katalanasit të cilët kanë gati një plan tejet ambicioz për të arritur deri tek argjentinasi.

Skuadra Blaugrana është e gatshme që të ofrojë shërbimet e Ousmane Dembele i cili nuk do të jetë pjesë e Barcelonës pas përfundimit të këtij sezoni shkaku i pagës së lartë.

Mbetet të shihet se çfarë do të bëj Juventusi e cila po mundohet me çdo kusht ta mbajë argjentinasin në skuadër por deri më tani pa sukses.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here