Newcastle i ri dëshiron që të ndërhyjë fuqishëm në merkato sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe një blerje e dyfishtë po bëhet gati në Serie A.
Skuadra angleze po lufton fort këtë sezon që të mos bjerë nga Premier League, gjë që do të ishte vërtetë zhgënjyese për pronarët e rinj.
Merkatoja e janarit ka qenë e frytshme deri më tani për Newcastle pasi kanë transferuar Trippier nga Atletico Madrid dhe Wood nga Burnley dhe për pak sa nuk transferoi Diego Carlos nga Sevilla.
Gazzetta dello Sport bën të ditur që emri i parë që pritet të kërkohet nga sheikët është i Duvan Zapata i cili nga skuadra bergamase vlerësohet rreth 45 milionë euro.
Emri i dytë vjen poashtu nga kjo skuadër dhe bëhet fjalë për Robin Gosens, me gjermanin që ka një vlerë rreth 30 milionë euro.