Po shkëlqen tek Fiorentina: Cristiano Biraghi tek gjiganti i Serie A!

Cristiano Biraghi mbrëmë shkëlqeu me një dygolësh nga goditja e lirë në ndeshjen që Fiorentian e fitoi duke shkatërruar Genoan me rezultat 6-0.

Kapiteni i skuadrës nga Firence këtë sezon ka tundur rrjetën plot 5 herë duke përfshirë gjithashtu edhe Kupën e Italisë.

Kaq ka mjaftuar që ky mbrojtës i majtë të përfundojë në radarët e Massimiliano Allegrit i cili po kërkon një pasues të denjë për Alex Sandron.

Ish futbollisti i Inter ka një kontratë me Fiorentinën që skadon në vitin 2024 mirëpo çmimi i tij që mund të arrijë deri në 15 milionë euro i mundëson Allegrit të bëj një ofertë bindëse për të.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here