‘Virusi’ Marotta! Përveç Dybalas edhe një tjetër biankoner përfundon tek Inter!

Beppe Marotta po shndërrohet në një problem serioz për rivalët e Juventusit.

Drejtori i Interit po punon për transferimin e Paulo Dybalas gjatë verës mirëpo kjo nuk do të jetë tentativa e vetme nga ai.

Tashmë objektiv për Marottan është ylli tjetër i Zonjës së Vjetër, Juan Cuadrado.

Kolumbiani akoma nuk ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës ku ajo aktualja i skadon në fund të sezonit.

Ky lajm senzacional u bë i ditur gjatë ditës së sotme nga gazetari Luca Momblano, një emër shumë i afërt me skuadrën nga Torino.

Juventus do të tentojë që në shkurt ose në mars të arrijë një marrëveshje të re por kolumbiani nuk duket shumë i bindur që ti nënshtrohet kërkesës së Zonjës së Vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here