Diego Costa dhe Eder: Do të jetë interesant ti shohim bashkë në Serie A!

Sulmuesit Diego Costa dhe Eder sipas të gjitha mundësive do të luajnë së bashku në Serie A në të njejtën skuadër.

Siç raportojnë mediat në Itali, ish sulmuesi i Chelseas dhe Atletico Madrid gjithashtu edhe Eder i cili ka qenë pjesë e Interit dhe Sampdorias janë objektivë të drejtorit të Salernitanos, Walter Sabatini.

Salernitano momentalisht gjendet në fund të tabelës ku ka grumbulluar vetëm 10 pikë në 21 ndeshje të luajtura dhe përforcimet për ta janë mëse të nevojshme në këtë fazë.

Eder luan për Sao Paolo ndërkohë që Costa është një futbollist i lirë pasi ndërpreu kontratën me skuadrën braziliane Atletico MG.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here