E bujshme: ‘De Ligt i ri’ transferohet në Serie A

Perr Schuurs drejt transferimit te gjiganti italian.

Qendërmbrojtësi i Ajaxit, Perr Schuurs i njohur në Holandë si De Ligti i ri është pranë transferimit në Serie A.

22-vjeçari ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon dhe ka bërë 2 asistime ndërsa kontrata me Ajaxin i skadon në vitin 2025.

E përditshmja italiane, Corriere dello Sport, shkruan se Schuurs ka përfunduar në shënjestrën e Milanit dhe Rosonerët synojnë transferimin e tij në këtë afat kalimtar.

Drejtuesit e Milanit e kanë piketuar Schuurs si përforcimin ideal për vijën e mbrojtjes dhe bisedimet me Ajaxin pritet të fillojnë së shpejti.

Për kartonin e Schuurs, Milan do të ofrojë 15 milionë euro, shifër të cilën te Ajaxi janë të gatshëm ta pranojnë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here