Përmirëson ofertën e saj: Arsenal transferon yllin e Zonjës së Vjetër!

Është njëri prej emrave që Mikel Arteta po e kërkon me çdo kusht ta ketë nën urdhërat e tij.

Topçinjtë e Londrës kanë vendosur që ta përmirësojnë ofertën e tyre në drejtim të Juventusit për shërbimet e Arthur Melos.

Pas disa negociatave mes palëve që nuk rezultuan të suksesshme pasi Biankonerët bënë të qartë që nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga shërbimet e tij londinezët kanë vendosur të ndryshojnë ofertën.

Për ish yllin e Barcelonës oferta tashmë do të jetë në formë huazimi me një afat 18 muajsh dhe pas përfundimit të kësaj marrëveshje do të bisedohet përsëri mes dy palëve.

Juventus ka refuzuar shitjen e 25 vjeçarit edhe pse deri më tani nuk ka arritur të shfaqë talentin e tij në Torino.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here