Aventura me Romën në fund: Zaniolo tek gjiganti tjetër i Serie A!

Ai është padyshim njëri prej talentëve më të mëdhenj të futbollit italiane por tek Roma nuk po përshatet nën urdhërat e Jose Mourinhos.

Për këtë arsye ai mund të largohet shumë shpejt nga Olimpico për të vazhduar karierën tek skuadra më e madhe në Apenine.

Paulo Dybala pritet që shumë shpejt të largohet nga Juventusi pasi nuk po arrin që të gjejë një marrëveshje me drejtuesit e Zonjës së Vjetër.

Tuttosport ka bërë të ditur që Biankonerët po shohin tek Zaniolo zëvëndësuesin e tij dhe se gjatë merkatos verore do të dalin me një ofertë zyrtare në drejtim të tij.

Zonja e Vjetër po synon që një transferim të tillë ta arrijë për shumën e 40 milionë eurove edhe pse një gjë e tillë nuk do të jetë e vështirë për tu arritur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here