Lajm bombastik: Vlahovic te gjiganti italian brenda javës

Lajm bombastik nga Italia, Dusan Vlahovic te gjiganti italin.

Sulmuesi i Fiorentinës, Dusan Vlahovic është në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve mbreslënëse.

Vlahovic ka luajtur 24 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 20 gola.

Sulmuesit serb i skadon kontrata me Fiorentinën në vitin 2023, ndërsa sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Vlahovic është pranë largimit nga Fiorentina.

Mediat italine, shkruajnë se Juventus ka vendosur ta transferojë Vlahovic gjatë këtij afati kalimtar edhe pse kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë nga mbyllja.

Biankonerët i kanë dërguar ofertë Fiorentinës prej 35 milionë eurove dhe kartonin e Dejan Kulusevskit.

Kulusevski pëlqehet nga Vincenzo Italiano dhe Fiorentina është e gatshme të pranojë ofertën e Juventusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here