Një goditje e re në merkato nga skuadra e Interit pasi një emër i ri po bëhet gati të sillet nga Inzaghi dhe Marotta, futbollist i cili pritet të vijë nga brenda Italisë.
Neroazzurët gjatë këtij janari mund ti ofrojnë Inzaghit edhe një sulmues të ri.
Pas dëmtimit të Correas i cili do të mungojë për disa muaj, transferimi i një emri tjetër për sulmin duket një obligim.
La Gazzetta dello Sport bën të ditur që Felipe Caicedo tashmë është një objektiv për kampionin e Serie A.
Ish sulmuesi i Lazios dhe tashmë futbollist i Genoas pëlqehet shumë nga Simone Inzaghi dhe mund të vijë në Milano në formë huazimi deri në fund të sezonit.